Çiklistë të shumtë kanë hequr rrobat dhe kanë zënë rrugët e qytetit të Melburnit në udhëtimin vjetor të çiklistëve të zhveshur.
Kjo ngjarje e cila është zhvilluar ditën e dielë ishte protestë në lidhje me dëmet që sjellin makinat për mjedisin.
Pjesëmarrësit kishin mbushur trupin e tyre me slogane në të cilat bëhej thirrje për përdorim të biçikletës në vend të makinave.
Atyre që u ka mbetur merak për të qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje nuk duhet të brengosen pasi ngjarje të ngjashme do të organizohen gjatë stinës së verës edhe në Çikago, Paris dhe Londër.