24 maj 2014 – Eloy Teruel nuk do ta harrojë kurrë garën e Californias. Jo në aspektin pozitiv, por për atë negativ.

Kjo pasi çiklisti spanjoll festoi para kohe në ‘Tour of California’ të SHBA-ve, duke menduar se kishte përfunduar gara, por në realitet kishte mbetur edhe një xhiro, në etapën e shtatë të garës,

Ai i ngriti duart lart për të festuar dhe e ndali shpejtësinë, por u kalua menjëherë nga katër garues dhe në fund ai e humbi garën, pasi ishte vonë për të reaguar. E pabesueshme, por e vërtetë!

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/