Gjatë ditëve në vijim i gjithë rajoni i Mesdheut do të goditet sërish nga stuhia polare, e cila do të sjellë ulje temperaturash, të cilat do të zbresin disa gradë nën zero.
Gjithashtu përveç uljeve të temperaturave do të kemi reshje shiu, si dhe dëbore, të cilat do të jenë prezente në Shqipëri përgjatë fundjavës.
Të mërkurën dhe të enjten pritet të ketë reshje shiu në Shqipëri, ndërsa e premtja do të ketë një stabilitet të motit.
Por e shtuna e diela dhe mëngjesi i së hënës do të kenë temperatura të acarta si dhe reshje dëbore në të gjithë teritorin.
Pritet që reshje dëbore të ketë edhe në Tiranë e Durrës.
Ekspertët vlerësojnë se në 10 ditët e ardhshme do të përjetojmë një “slitë” moti, nga ciklonet me erë deri te shirat e përmbytje, nga ngricat e para të fundjavës deri te rrymat arktike në fund të muajit.
Priten rënie edhe më të ndjeshme të temperaturave me kalimin e ditëve.