Të paktën tre persona kanë vdekur dhe më shumë se 3,000 fluturime janë pezulluar si pasojë e një stuhie në verilindjen e SHBA-së. Rrugët e qyteteve janë mbuluar nga dëbora dhe është shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve, raporton ABC në një video live.

Të tre vdekjet ndodhën në Karolinën e Veriut. Në qytetet e Nju Jorkut, Filadelfias, Bostonit etj mbizotëron kaosi për shkak të "ciklonit-bombë", siç e kanë quajtur mediet amerikane stuhinë që ka goditur një pjesë të SHBA-së.

Ndërkohë, linjat ajrore amerikane anulluan të paktën 3.043 fluturime brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara dhe vonuan 629 të tjerë. Shumica e anullimeve ishin në Neë Jersey, Boston dhe Nju Jork, ku në disa zona dëbora arrin nga 1 deri 3 metër duke filluar që këtë mëngjes.