Një ciklon mesdhetar, i njohur gjithashtu si Medicane dhe i quajtur “Cassilda” po kalon detin Jon dhe mund të ndikojë në brigjet e Greqisë. Ky është cikloni i parë i madh i vitit 2020, me karakteristika të ngjashme me ato tropikale.
Me shpejtësi ere që mund të shkojë deri në 160 km/h në valën më goditëse, cikloni do të ketë ndikimin më të madh natën e sotme mbi brigjet greke.
Erërat e forta mund do të krijojnë valë prej 6 metrash në det, ndersa ne brigjet italiane u krijuan dallge deri ne 2-3 metra. Cikloni tashmë ka kapërcyer Siçilinë dhe Kalabrinë, duke sjellë mot të keq në Italinë e Jugut dhe në veçanti në Kalabri, ku u regjistruan reshje të mëdha shiu si dhe stuhi. Në zonën e poshtme të Crotone, u regjistruan 100 mm shi, raporton Ansa.
Nëse Italia shpëtoi pa dëme të mëdha nga tërbimi i Medicane, të njëjtin fat nuk do ta ketë Greqia, ku pritet vala më e madhe goditëse.
Disa anije tashmë kanë anuluar udhëtimet dhe shkollat dhe objektet publike janë mbyllur në ishuj të ndryshëm (si në Zakynthos) ku “Cassilda” mund të godasë. Është e vështirë të parashikohet se si dhe ku ky ciklon do të ketë ndikim në tokën kontinentale, por ekspertët flasin për reshje intensive dhe erëra të forta.





