Afro 1000 njerëz dyshohet se janë viktima të ciklonit Chido që goditi territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian, ka thënë zyrtari më i lartë i ishullit.
Prefekti i Mayotte, Francois-Xavier Bieuville i tha stacionit televiziv lokal La 1ere: “Mendoj se ka disa qindra të vdekur, ndoshta do të arrijmë afër një mijë, madje mijëra.
Ai tha se aktualisht është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i viktimave.
Cikloni Chido shkaktoi dëme të mëdha, me ishujt e afërt të Comoros dhe Madagascarit, të prekur gjithashtu pasi shpërtheu nëpër Oqeanin Indian juglindor.
Parashikuesi Meteo-France tha se ishte stuhia më e fortë në më shumë se 90 vjet që goditi ishujt.