Një ciklon i klasifikuar si “jashtëzakonisht i ashpër”, ka zbarkuar në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat, me shpejtësi të erës deri në 160 km/orë.
Cikloni Tauktae kishte kaluar në bregun perëndimor të Indisë, duke lënë të paktën 12 njerëz të vrarë dhe mijëra të evakuuar, ndërkohë që po bëhen përpjekje për të shpëtuar më shumë se 400 njerëz të bllokuar në bregdet në dy maune tregtare.
Cikloni vjen mes një vale të dytë të Covid-19 që ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të Indisë.
Departamenti i Meteorologjisë së Indisë njoftoi të hënën në mbrëmje se “stuhia ciklonike ishte jashtëzakonisht e rëndë” dhe po zbarkonte në Gujarat, ndërsa erërat po arrinin deri në 185 km / orë.
Tauktae pritet të jetë cikloni më i fortë që ka goditur rajonin që nga viti 1998, ndërsa Gujarati dhe shteti fqinj i tij, Maharashtra, janë në gatishmëri të lartë.
Megjithëse rastet e Covid janë në rënie në të dy shtetet, efektet shkatërruese të valës së dytë janë duke u ndjerë ende.
Zyrtarët kanë këshilluar njerëzit të qëndrojnë brenda, pasi parashikohen rrugë të përmbytura, linja të dëmtuara të energjisë dhe pemë të shkulura.
Cikloni në rajon në vitin 1998 shkaktoi 4,000 mijë viktima, megjithëse numri mund të ketë qenë shumë më i lartë.





