25 gusht 2014 – Shumica e njerëzve mendojnë se diferenca moshore ideale për partnerët është 4 vjet dhe 4 muaj, por vetëm nëse burri është më i madh, sipas një studimi.
Por afërsisht më pak se gjysma e njerëzve të përfshirë në studim thanë se nuk kishte diferencë ideale moshe.
Ndërsa 33 për qind e grave dëshironin një tip shtatë vjet më të madh sesa ato, vetëm një nga njëqind gra preferonte një mashkull më të ri.
Rreth 55 për qind e grave thanë se qëndrueshmëria financiare ishte një nga arsyet për preferencën e meshkujve më të mëdhenj në moshë, përderisa ato nuk mund të përballonin qiratë ose shpenzimet e tyre.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





