Xhensila Myrtezaj sot ka zgjedhur fjalë të ëmbla plot dashuri për t'i uruar ditëlindjen mamasë së saj. Urimin të shoqëruar me një foto të Xhensilës me të ëmën ajo e ka postuar në rrjetet sociale
“Sot dua ti uroj ditëlindjen asaj që më solli në jetë. Asaj që më mësoi dashurinë, dhimbjen, buzëqeshjen, lotin, forcën dhe lutjen. I uroj ditëlindjen asaj që më mëkoi frymën e jetës. Nënës sime që çdo sakrificë apo vuajtje të sajën e fshihte gjithmonë poshtë buzëqeshjes përballë fytyrës sime, vetëm që sytë e mi të rriteshin lumturisht. Të dua shumë MAM, faleminderit për gjithçka”- uron Xhensila.






