Katër kandidatët e primareve të PD për Bashkinë Tiranë në një emision televiziv u përgjigjën rreth pyetjes se cila është kritika që mund t’i bënin Sali Berishës.
Cila është kritika që mund t’i bëni liderit tuaj Sali Berisha?
Belind Këlliçi: Do duhet të ishte hapje dhe më e madhe e PD-së. PD ka shumë nevojë për profesionistë të rinj, ekepertë të rinj, të rinj të studiuar brenda dhe jashtë vendit. S’jam kundër moshës në politikë, por kundër modeleve e profileve të ndryshme.
Berisha duhet të bëjë dhe po e bën, e ka bërë të veten për të bashkuar çdo fraksion brenda PD, qoftë edhe një votë. Shembulli i zgjedhjeve të 2011 kur diferenca e rezultatit ka qenë vetëm me 10 vota tregon që për të fituar beteja të forta, kërkon që të unifikohet çdo faktor opozitar. Do kërkoja që të unifikohet e gjithë PD-ja.
Të tejkalohet çdo pakënaqësi për të parë drejt një objektivi më madhor. Do kërkoja shumë më shumë nga Sali Berisha për të promovuar të rinjtë dhe hapjen e partisë. Sa herë PD ka guxuar, ka fituar.
Gerti Bogdani: Për hapjen më shumë ndaj të rinjve, Berisha është ai që e ka hapur PD-në dhe i ka suportuar të rinjtë më shumë se çdokush tjetër. Hapja e KOP-it në 2005, investimi i Brain Gain-it, mbështetje pa kushte ndaj të rinjve. PD i ka dhënë këto tradita dhe i vazhdon këto. Kritikë? Data 4 dhjetor për Primaret është shumë vonë, duhet të ishte bërë më 4 maj.
1 vit përpara sepse jemi në opozitë. Kemi një pushtet me para, i ka kapur të gjitha. Duhet të ishim në fushatë elektorale sepse është një sfidë shumë e vështirë por absolutisht e pamundur Tirana dhe pavarësisht sa e fortë mund të jetë makineria, ata që korruptojnë dhe blejnë votën janë një grusht i vogël njerëzish.
Një klloun Instagrami s’mund t’i bëjë ballë prezencës qytetarë nëse qytetarët kanë përballë një alternativë. Këtë e nxjerr ky proces sot që duhet të ishte bërë edhe më herët. Ka ardhur koha të përveshi mëngët, të luftojmë për të ndryshuar Bashkinë e Tiranës.
Ilir Alimehmeti: Berisha është kryetar i PD-së, i zgjedhur me votë anëtarësie me parimin një anëtar një votë. Ne kemi një parti ku ka diskutim, lejohet fjala e lirë, jo si në krahun tjetër. Gjërat po vendosen tek ne me votë. Sa herë ka diskutime të tilla, krijohen diskutime. E kemi në natyrë që të kemi fjalën e lirë, prandaj jemi të djathtë. Kjo do sjellë një benefit shumë të mirë në të ardhmen. Fuqia e shumicës ecën përpara.
Adriana Kalaja: Unë s’kam qenë ndonjëherë fanse e madhe e zotit Berisha por me të jam bërë më 19 maj 2021. Kam bërë një status publik dhe gjatë asaj periudhe e kam ndjekur në çdo moment sepse për mua të luftosh për dinjitet, integritet, cënimin e të drejtave, është parësore. Kur lufton për dinjitetin tënd, je gati të luftosh për dinjitetin e çdokujt.
Kjo është A-ja që vendosa të ndjek zotin Berisha pa menduar se do vinim në 2022 që të rithemelohej një Parti Demokratike. Më ka dhënë besim e mbështetje. Kam konsideratë dhe më të madhe kur i kam shkuar në zyrë. Më ka thënë respekto statutin dhe vetëm statutin. Vlera që i admiroj jashtë mase.
Kritika ime, s’jam marrë kurrë me politikë, por mua më duket sikur fal shumë dhe e hap derën shumë ndaj atyre që kanë thënë dhe fjalën e fundit.