’’Euromonitor International’’, (ent global që analizon industritë, ekonomitë dhe konsumatorët) ka prezantuar renditjen e 100 qyteteve më tërheqëse në botë për vitin 2025, shkruan tgcom24.it.

Parisi u kurorëzua qyteti kryesor në botë për turizëm, duke kryesuar listën për të pestin vit radhazi.

Kryeqyteti francez mirëpriti mbi 18 milionë vizitorë ndërkombëtarë në vitin 2025, të nxitur nga infrastruktura e tij e fuqishme turistike, kultura dhe fokusi në qëndrueshmëri.

‘’Rihapja e Notre-Dame de Paris ishte ndër pikat kryesore, duke ngjallur interes të konsiderueshëm turistik”, shpjegojnë analistët.

Në përgjithësi, mbërritjet në 100 qytetet kryesore arritën në 702 milionë këtë vit (+8% nga viti në vit).

Parisi pasohet nga Madridi, në vendin e dytë, dhe Tokio, në të tretin. Madridi njihet për lidershipin e tij në iniciativat e qëndrueshmërisë dhe lëvizshmërisë urbane.

Tokio mban vendin e tretë, duke konfirmuar pozicionin e tij si destinacioni kryesor urban i Azisë, me përvojën e tij të gjallë turistike dhe ngjarjet e mëdha sportive.”

Italia kthehet në pesë vendet e para me dy qytete.

Roma siguron përsëri vendin e katërt këtë vit, e nxitur nga prezantimi i hoteleve luksoze dhe zgjerimi i aeroportit të saj, ndërsa Milano e njohur për mjedisin e saj sipërmarrës, lidershipin në modë dhe dizajn, si dhe infrastrukturën e fortë turistike mban vendin e pestë.