Virgjëria mbetet ende një temë delikate në Shqipëri, e për këtë gazetarët shpesh pyesin personazhet e famshëm për eksperincën e tyre të parë si dhe a janë apo jo të virgjër.

Nëse shumë vajza të njohura preferojnë të mos flasin për këtë e të ndërrojnë temë, disa janë aq moskokëçarëse dhe ‘guximtare’ të flasin hapur për të.

Në këtë listë do ju sjellim vajzat e famshme të showbiz-it të cilat kanë deklaruar se janë të virgjëra dhe ato që kanë thënë se nuk kanë qenë asnjëherë në një lidhje:

 

Andina Pura – Miss Kosova 2016 pranoi në ‘Elite Zone’ vitin e kaluar se nuk kishte pasur asnjëherë një lidhje duke nënkuptuar se ishte e virgjër. Ajo shtoi se vlerëson tiparet shpirtërore te një mashkull dhe jo anën materiale e fizionomike për të.

Adelina Berisha – Këngëtarja 26-vjeçare gjithashtu vitin e kaluar, u shpreh në një intervistë: “S’kam të dashur dhe nuk kam pasur kurrë një lidhje në jetën time. E pyetur specifikisht nëse nënkuptonte se ishte e virgjër, ajo tha: “Më mirë mos t’i hyjmë kësaj bisede”.

Kida – Këngëtarja e pyetur për jetën personale, është përgjigjur se nuk ka patur të dashur për shkak të mungesës së kohës që i shkaktojnë angazhimet në muzikë. ‘Kam plot kohë përpara’ shtoi Kida.

Eni Koçi – E pyetur në lidhje me këtë muajin e kaluar nga “Prive”, Eni është shprehur se aktualisht nuk ka asnjë të dashur në jetën e saj, pasi është fokusuar te karriera dhe studimet. “Domethënë je e virgjër?”, e ka pyetur më tej gazetari, ndërsa Eni ka ndritur duart duke lënë të kuptohet se përgjigjia e saj është “Po”, ndërsa ka ndërruar më pas bisedë duke thënë, “Dhe që po thoje… “.

Nora Muja – Miss Grand Kosova vetëm pak javë më parë shkaktoi shumë zhurmë kur deklaroi se vazhdon të jetë e virgjër dhe nuk ka patur të dashur. 22-vjeçarja jeton në Gjermani dhe së shpejti do të përfaqësojë Kosovën në Vietnam.

/Express/