DURRËS, 23 tetor 2014–  Karakteri, feminiliteti dhe toleranca janë ndër përgjigjet më të besueshme. Meshkujt nuk reshtin së qeni kërkues ndaj grave, duke pretenduar gjithnjë  e më tepër prej tyre. Për t’ju ardhur në ndihmë, po rendisim “10 gjërat që meshkujt dashurojnë tek gratë”.

Feminiliteti

Hijeshi, vetëpërmbajtje, feminilitet; romantike; dhe mos harroni se “preja jeni ju”.

Futbolli

Do të bënit mirë të shfaqeni të interesuara për këtë sport, sepse do të bashkëjetoni shumë kohë me të, më saktë, aq kohë sa do të jeni pranë partnerit tuaj. Ndaj duhet të njihni ndonjë futbollist apo skuadër, dhe pse jo të ndiqni dhe ndonjë ndeshje së bashku.Do të ishte një mënyrë për të kaluar më shumë kohë pranë tij.

Aroma e trupit

Gruaja e vërtetë është e vëmendshme ndaj higjenës së saj. Shampo, sapunë, parfume, antidjersë, deodorant, gjithnjë erëmirë dhe trullosëse për mashkullin e saj.

Të folurit bukur dhe rrjedhshëm

Kjo nuk ka të bëjë me diskriminimin, por gratë kanë nevojë të flasin siç duhet –  sepse bukuria nuk kombinon aspak me artikulimin vulgar apo brutal.

 Personaliteti

Një personalitet i fortë, i ndërthurur me vlera e aftësi është ai i duhuri për të pushtuar “Princin tuaj të kaltër”.

Ironia dhe vetëironizimi

Jo të gjithë janë në gjendje që të bëjnë shaka me veten e tyre. Komente të tilla priten gjithnjë me buzëqeshje e pozitivitet nga partneri. Pa e tepruar me ironinë, në të njëjtën formë mund të evidentoni dhe të metat e tij. Në fund të fundit, të bësh shaka dhe të bësh katharsis përmes saj, është një dhunti që jo të gjithë e kanë. Gjithsesi, sedra mashkullore është shumë më e ndjeshme ndaj shakave e ironive. Ndaj kujdes me sensing e masës.

Përballja e situatave të vështira

"Në shtëpi,  të gjitha gratë veshin pantallona". Tashmë, ky është fakt dhe fat. Shpeshherë janë gratë ato që marrin në duar frerët e familjes, problemeve apo edukimit të fëmijëve. Meshkujt  të dhënë pas punës e profesionit ndihen mirë kur e dinë që kanë në krah një partnere të zonjën për të përballuar “furtuna”.

 Toleranca

Aftësia e gruas për të qetësuar situatat negative është unike. “Flakë për flakë” është një diskutim pa zgjidhje, ndaj butësia dhe toleranca e momentit e kthejnë situatën më pas, në favor të saj.  Një zë i ulët dhe sensual, një mimikë e zbutur fytyre, dhe "gishti i vogël i zgjatur” në shenjë paqeje, shmangin shumë situata e shqetësime të panevojshme.

Gratë shofere

Dihen  paragjykimet e burrave në lidhje me gratë në makinë, por kur ato ndihen të sigurta dhe s’bëjnë gabime, fitojnë respektin e tyre. Në fund të fundit, një femër në timon që të parakalon apo s’bën gabime në parkim është joshëse dhe ngacmuese.

 Arti i të gatuarit

Dashuria kalon nga stomaku?! Mjafton një libër kuzhine dhe problemet mes jush marrin fund. Gjellët e shijshme do ta bëjnë të kthehet me gëzim në shtëpi.

E gjithë kjo shoqërohet me pak durim, dhe kështu, martesa juaj do t’i ngjajë një ëmbëlsire të pashoqe që s’mbaron kurrë.

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/