Rënia e flokëve mund të sinjalizojë mungesën e proteinave dhe zinkut, sipas “National Institutes of Health“, në SHBA.
Flokët kanë nevojë për proteina (keratinë) dhe zink për t’u ushqyer.
Produktet, si farat e kungullit (që përmbajnë zink), kosi (proteina dhe vitaminën B5) dhe vezët (proteina, biotin, vitaminën D) janë të shkëlqyera për rritjen dhe forcimin e flokëve – duke ofruar lëndë ushqyese jetësore.
Një dietë e ekuilibruar me këto ushqime, përfshirë hekurin, omega-3 dhe vitamina të tjera, ndihmon në forcimin e folikulave dhe zvogëlon rënien e tyre.
Flokët përbëhen kryesisht nga proteina (keratinë), dhe sasia e pamjaftueshme e tyre mund të çojë në rënie të flokut.
Zinku është i rëndësishëm për rritjen dhe riparimin e indeve të flokëve. Ai, gjithashtu ndihmon në funksionimin e gjëndrave të yndyrës rreth folikulave: mungesa e tyre mund të shkaktojë rënie të flokëve.
Veza është një burim tjetër proteinash, perfshirë biotinën, vitaminat B12 dhe D – jetësore për shëndetin e folikulave dhe prodhimin e keratinës.
Farat e kungullit përmbajnë zink – i cili forcon folikulat dhe pengon regresionin.
Kosi, gjithashtu është i pasur me proteina dhe vitaminë B5 (acid pantotenik), të cilat nxisin përmirësimin e qarkullimit të gjakut në skalpin e kokës.
Peshku, salmoni, ofron Omega-3 dhe vitaminën D.
Spinaqi është gjithashtu një burim hekuri, i rëndësishëm për parandalimin e rënies së flokëve.
Arrat dhe farat “chia” ofrojnë proteina, yndyrna të shëndetshme dhe minerale.
Manaferra dhe agrumet përmbajnë vitaminën C – e cila ndihmon për prodhimin e kolagjenit.
Përfshijini këto ushqime rregullisht në vakte dhe ushqime të lehta.
Gjithashtu, synoni një shumëllojshmëri produktesh në dietën tuaj – për të marrë një spektër të plotë të lëndëve ushqyese që mbështesin forcimin e flokëve.
Kufizoni ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e sheqerosura që mund të pengojnë në thithjen e lëndëve ushqyese.





