5 maj 2015 – Durrësi është një ndër 4 qarqet që po kontrollohen nga një grup pune për kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve. Operacioni i nisur dje nga Dogana, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qëndror Teknik, si dhe Policia e Shtetit ushtruan kontrolle në 17 pika, duke arrestuar 4 pronarë pikash karburanti dhe dy të tjerë i shpallën në kërkim. Në 9 raste ka nisur hetimi dhe për fshehje të ardhurash, si dhe u bllokuan 3 aktivitete tregtimi.
Operacioni i parashikuar nga një deklaratë e kryeministrit Rama do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Pas aksionit të OSHEE ky është aksioni i dytë më i madh në shkallë kombëtare.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”