Dikur ajo cilësohej si një nga femrat më të bukura të Bllokut. E kemi fjalën për mbesën e ish-diktatorit Hoxha, Valbonën. Ajo shfaqej shpesh me mamanë e saj në ato vite Liljanën, dhe binte në sy për trupin e tonifikuar dhe bukurinë e saj.
Prej vitesh, Valbona ka preferuar të jetë larg syrit mediatik. Ajo aktualisht ndodhet në Vjenë dhe ushtron profesionin si mjeke psikoterapiste. Valbona është dhe nënë e dy fëmijëve.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet e ulur dhe tregon tiparet e theksuara të fytyrës. Vlen të përmendet që ka një ngjashmëri të madhe me të ëmën, Liljanën dhe duhet pranuar se koha ka mbetur në vend për të.