21 maj 2014 – Për të sfiduar Cristiano Ronaldon, që u zhvesh për revistën Vogue, gazeta britanike publikon dhjetë meshkujt me trupat më sexi, përpara të cilëve nuk do të tundoheshin vetëm femrat.

Nuk janë vetëm femrat që shikojnë t’i rrisin fitimet e tyre duke eliminuar rrobat e tyre të trupit. Futbollisti Cristiano Ronaldo u shndërrua në lajm botëror, kur vendosi të bëjë ca foto të nxehta me të dashurën e tij ultraseksuale, Irina Shayk, për magazinën Vogue.

Revista Cosmopolitan ka kohë që merret me këtë biznes, duke i zhveshur burrat, por kohët e fundit kjo gjë është shndërruar në rutinë. Për ketë arsye, gazeta angleze Daily Mirror ka prezentuar një numër të madh të meshkujve që i kanë ulur brekët e tyre për të kënaqur sytë e botës. Këta janë disa trupa shumë seksi pas të cilëve femrat do të linin kokën. Por ndoshta jo vetëm femrat…

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/