Zgjidhet trupa gjykuese që ka në dorë fatin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me të.

Trupa gjykuese kryesohet nga Sokol Como dhe është si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator: Luan Daci

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari

Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës.

Deri në këtë moment, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka marrë ankime të tjera nga Komisioneri Publik mbi vendimmarrje të KPK-së.