Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se fati i kryedemokratit Lulzim Basha do të vendoset nga vetë ai.
Nga konferenca për mediat, Berisha tha se PD-ja nuk do të përjashtojë asnjëherë askënd, por gjatë viteve ka pasur edhe persona që janë larguar vetë.
Kështu, Berisha shtoi se Basha do ta vendosë vetë fatin e tij.
“Partia Demokratike nuk përjashton askënd, është shumë e vërtetë që ndër vite janë larguar shumë njerëz nga Partia Demokratike, por askush nuk është hequr. Të gjithë janë larguar vetë, ju garantoj për këtë gjë.
PD nuk përzë njeri, por më 12 dhjetor por më 12 dhjetor do të gdhihet e rithemeluar, le të themi. Basha fatin e tij do ta vendosë vetë,”– tha Berisha.





