Astrit Keçi, i dënuar me 30 vite burg, pritet të ekstradohet drejt Italisë.
Gjykata e Durrësit ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë, për miratimin e arrestimit të përkohshëm, ndaj shtetasit Astrit Keçi, për qëllim ekstradimi për shkak të dënimit të dhënën në ngarkim të tij me vendimin penal të Gjykatës së Apelit Milano me të cilin është dënuar me 30 vjet burg për kryerjen e veprës penale "Organizatë Kriminale me qëllim Trafikimi i lëndëve narkotikëve".
Pasi u njoh me akuzën, trupi gjykues në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, caktoi masën arrest me burg me qëllim ekstradimi. Astrit Keçi u arrestua nga policia tre ditë më parë për llogari të shtetit italian pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Astrit Keçi së bashku me të arrestuarin tjetër, Shkëlqim Sufja, janë kokat e grupit “Keçi”, që konsiderohet si një nga organizatat kryesore ndërkombëtare të trafikimit të drogës.
Të dy burrat do të vazhdonin të siguronin efikasitetin e grupit duke promovuar dhe organizuar, nën profilin operacional dhe logjistik, trafikun e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës. Droga, që vjen nga Ballkani, do të futej në disa vende evropiane nëpërmjet Italisë, ku përdoren kalimet e Friuli Venezia Giulia-s.





