Të gjithë flasin për ta.
Bëhet fjalë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për ata që prej më shumë se 100 ditësh jetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
E padyshim që dhe teoritë konspirative janë të shumta, nga ato më të diskutuarat te ato më të pabesueshmet, megjithatë shumë qarkullojnë dhe për disa prej më të komentuarave, na e shuajnë kureshtjen Sara dhe Lori nëse janë apo jo të vërteta.
Iliri është i preferuari i produksionit?
Lori- Ka disa nga produksioni që e kanë më qejf, por janë aq profesionistë sa nuk e transmetojnë këtë pjesë në punë.
Sara- Sigurisht që kemi të preferuarit tanë.
Donaldi është i preferuari i produksionit?
Lori- I preferuari i disave, jo i të gjithëve, por prapë janë profesionistë.
Fituesi është përcaktuar që në fillim të programit?
Lori- Pse duhet të përcaktosh një fitues që në fillim? Nëse publiku nuk e do duket ajo. Po ta kisha përcaktuar unë do kishte dalë që në fillim (qesh).
Familjarët dhe miqtë që vijnë u japin informacion banorëve?
Sara- Japin informacion, i shpërqëndrojnë, kjo nuk i bën mirë. Familjarët i duan, nuk ke si i thua mos jep mesazhe.
Lori- Ata duan diçka që t’i ndhmojnë, i ka marrë malli.
Ka banorë të infiltruar nga produksioni?
Lori- Budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë. Ata jo të infiltruar dhe po japin informacion, jo të ishin dhe të infiltruar.
Banorët komunikojnë me telefon?
Po, po me makinën llogaritëse.
Janë Sara dhe Lori “Vëllai i madh”?
Lori- Jo, sigurisht që nuk jemi ne “Vëllai i madh”. “Vëllai i madh” është një ekip i tërë, një skuadër e madhe.