Policia e Tiranës ka zhvilluar sot tre operacione antidrogë dhe ka arrestuar 9 persona.

Nga të dhënat e policisë, mësohet se njëri prej tyre, i arrestuar gjatë operacionit “Profesori”, njësoj si pseudonimi që mbante edhe shtetasi Gazmend Gazheli.

Në kohën që policia po hynte për kontroll në banesën e tij, shtetasia V. G (e ëma) është kapur me dy qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”, të cilat po tentonte t'i hidhte jashtë banesës.

Po gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë e ndarë në 27 doza.

Bashkë me Gazhelin u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij Kristian Karanxha me pseudonimin “KIÇI”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohe se në zonën e “Brrylit, Ali Dem, Shkozë” merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit “Heroinë dhe Kokainë”.