Një raport në çift apo një martesë zgjat sepse ka harmoni gjatë gjithë kohës mes partnerëve, apo fshihet tjetër gjë mbas? Kësaj pyetje i janë përgjigjur studiuesit britanikë në University of Huddersfield, duke i prezantuar rezultatet në konferencën vjetore të British Psychological Society.

Ashtu si dhe dihet dashuria pjesërisht është e bazuar në respekt dhe në vëmendjen reciproke, ashtu si dhe harmoninë në çift, por mbi të gjitha në vetëbesimin që ka gruaja.

Është ky rezultati i studimit qw përfshiu 192 femra të moshës nga 18 deri në 60 vjeç. Pjesëmarrëset u pyetën lidhur me sjelljen në raport me partnerin dhe besimin që kishin në vete.

Rezultatet dhe të dhënat e mbledhura treguan se femrat me nivel të ulët vetëvlerësimi, apo që e ndjenin veten më pak tërheqëse nga partneri, ishin impenjuar më shumë për të mbajtur të gjallë raportin. Përkundrazi ato femra që e ndjenin veten më tërheqëse dhe të dëshiruara, e mbanin më lehtësisht të gjallë raportin me partnerin.

Rezultatet treguan gjithashtu se femrat me më pak besim në vete nuk arrinin gjithnjë ta mbanin lidhjen, duke përfunduar në ndarje.