Greqia festoi ditën e djeshme 197-vjetorin e pavarësisë nga sundimi turk, i njohur ndryshe edhe si revolucioni grek. Aktivitete dhe kremtime të shumta u mbajtën në të gjithë vendin, duke nisur nga paradat ushtarake e deri te festat e vona.

Ajo që ra në sy nga të gjitha këto organizime ishte edhe fakti që në një nga paradat e Kretës, flamurin grek e ka mbajtur një shqiptar. Ai quhet Valdrin Peçi dhe është nga Tropoja, djali i një familje emigrantësh që jetojnë e punojnë prej vitesh në shtetin helen, siç shkruan edhe Flashnews.gr

Siç e do edhe tradita vendase, flamurin e mbajnë vetëm ata nxënës që janë të shkëlqyer në rezultate e mësimeve, duke lënë mënjanë kështu edhe polimekat e përvitshme të partive ekstreme, lidhur me ngritjen e flamurit nga shqiptarët, sidomos nga eksponentë të Agimit të Artë.