Ish-deputeti i Durrësit Igli Cara ka komentuar urimin e kryeministrit Edi Rama ndaj Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Cara ka nisur postimin e tij në rrjetet sociale me një pyetje retorike ku shkruan “Cilit Ramë t’i besojmë?! Atij që deklaronte se Trump kërcënon marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë apo “të paduruarit” për ta përgëzuar për fitoren e jashtëzakonshme?!”
Ish-deputeti i PD-së shprehet se Rama ka gënjyer shqiptarët për interesat e tij për pushtet të pakufizuar.
Postimi i plotë:
Cilit Ramë t’i besojmë?!
Atij që deklaronte se Trump kërcënon marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë apo “të paduruarit” për ta përgëzuar për fitoren e jashtëzakonshme?!!!
Çdo shqiptar e shikon me zë e figurë, se si dhe sa paturpësisht mund të gënjejë Rama, për interesat e tij, që kanë si kryefjalë pushtet të pakufizuar!
Eshtë I njëjti KM që deklaron se nuk merret me politikën e brendshme të vendit të tij!
Përtej kufijve të imagjinatës!