27 Tetor 2015 – Është dashur një foto në Instagram për të hutuar fansat e saj. Këngëtarja shqiptare Çiljeta Xhilaga ka postuar dy foto krahasuese, ku në njërën prej tyre ajo shfaqet me flokë biond të kapur dhe në anën tjetër me flokë të qethur shkurt, gati tullace.

Menjëherë pas publikimit të këtyre fotove ka vijuar edhe krahasimi i saj me të famshmen Amber Rose, e cila mban flokë shkurt si gjithnjë.

Sigurisht që pamja e Çilit është arritur përmes Photoshopit, pasi Çiljeta shkruan se fotoja është modifikuar nga dikush tjetër. Por kjo duket si një paralajmërim për fansat. Mos ndoshta Çiljeta po mendohet të presë flokët?! Epo të paktën asaj i pëlqen..

“Ja ç’të bën @juxhinkurti të vjedh foton origjinale në Fcb, dhe të çon në një surprizë dhe thotë "meqë ishe kurioze ja shife veten qerose, pak flok, hëëëëë si thoni tani më shkojnë apo jooooooooo”, shkruan Çiljeta.