Revista Who bën tëditur se Çiljeta i ka dhënë fund martesës së saj me burrin misterioz, me të cilin ka edhe një fëmijë, Fernandon. Çiljeta e mori vendimin e ndarjes prej burrit pasi lidhja e tyre nuk po funksiononte më.
“Kishte kohë që kishim mosmarrëveshje për shkak të largësisë. Është e kotë, një lidhje në distancë nuk funksionon. Në këtë jetë nuk ka mundësi për të qenë të përjetshëm, kësisoj edhe kjo marrëdhënie përfundoi”,¬ ka thënë Çiljeta.
Ndërsa sot, e ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel ajo u pyet nëse Çili, siç e thërrasin shkurt, do të vazhdojë të komunikojë me ish burrin e saj. “Sigurisht. Ne kemi një fëmijë bashkë dhe në çdo vendim për të ardhmen e Fernandos, do marrë pjesë edhe Chris”.