Megjithëse ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë, duket se Çiljeta nuk e ka problem ta marrë në çdo vend me vete djalin e saj.
Edhe në ditëlindjen e djalit të Ingrid Gjonit ajo nuk është ndarë nga Fernando i vogël.
Çiljeta u shfaq bashkë me djalin e saj Fernandon, megjithëse atmosfera ishte me muzikë të lartë.
Por duket se edhe i vogli tashmë po mësohet me këtë atmosferë dhe argëtohet shumë.
Çiljeta ishte veshur shumë bukur për festën, ndërkohë që duket se ka ardhur mjaft në formë pas lindjes së djalit, madje ka rifilluar edhe aktivitetet e saj me koncerte.





