Me sa duket Çiljeta Xhilaga ka vendosur që ky të jetë viti i ndryshimeve. E nisi me dhëmbët, për të cilat nuk kishte treguar kujdesin maksimal që në fëmijëri. Për të përmirësuar pamjen e dhëmbëve të saj ,këngëtarja vendosi të rregullojë formën e tyre duke ndërhyrë në gojë me ‘tela’.

Më pas erdhi radha e gjoksit. Të tillë operacion seks simboli ekraneve shqiptare vendosi ta kryej në Itali, ajo zvogëloi me tre numra përmasat e gjoksit të saj. 

Së fundmi Çili ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve. Nga një bionde ajo është kthyer në brune, siç ka qenë kohë më parë. Nuk dihet nëse këngëtarja ka ende gjëra të tjera për të cilat dëshiron të bëjë një ndryshim.