Këngëtarja Çiljeta Xhilaga duket se pas sjelljes në jetë të djalit të saj, Fernando, dhe ndryshimit të statusit tashmë si nënë, është bërë më e ndjeshme për imazhin e saj në publik.

“Panorama Plus” shkruan sot se ndërkohë që po shijon muajt e parë me fëmijën e saj, ajo ka vendosur që ta nisë gjithçka me asgjësimin e profileve false në facebook, ndërsa ka depozituar tri ditë më parë pranë Policisë së Tiranës një kallëzim penal për këtë çështje.

Burime nga Policia e Tiranës e konfirmuan këtë lajm, (më saktë nga zëdhënësja e policisë së shtetit, Alma Katragjini), ka sqaruar se këngëtarja, me anë të këtij kallëzimi penal, ka kërkuar një hetim për hakerat dhe administruesit e 400 profileve dhe fun page-ve false në facebook, ndërkohë që ajo ka vetëm një profil personal, të cilin e administron vetë.