Nga fotot e publikuara Çiljeta Xhilaga ndodhet në Prishtinë pasi po përgatitet për prezantimin e këngës se re. Siç ka lajmëruar më parë, ajo është duke realizuar një këngë në bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Armend Ademi dhe producentin Elgit Doda.
Me sa duket Cili ka zgjedhur Prishtinën për kripin e saj. E ndërsa sot janë bërë xhirimet e para për të këngëtarja duket me një pamje mjaft natyrale, flokët e shkurtër platini dhe me një veshje sexy, një trupore të zezë, Çili duket shumë provokuese.
Pak javë më parë, ajo ka regjistruar këngën në studio. “Projekti im i radhës do të jetë shumë cool. Kam vendosur të bashkëpunoj me një zë shumë të veçantë nga Prishtina @armendademi_official. Stay tuned! Coming soon….Kiss!!! @elgitdoda”, shkruante ajo në atë kohë.