Marrëdhëniet mes personazheve të showbiz-it dhe gazetarëve nuk kanë shkuar gjithmonë mirë, sidomos kur këta të fundit kërkojnë të dinë më shumë mbi jetën private.
E pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur në xhirimet e e puntatës së parë të sezonit të ri të emisionit “Thumb” në “ABC News”.
Në videon e siguruar nga Prive e ftuar ka qënë Çiljeta, e cila është revoltuar ndaj gazetareve pasi ato e kanë pyetur për një temë të “nxehtë”.
Insistimi i gazetareve ka bërë që Çiljeta të largohet nga studio.
E kontaktuar nga revista "Who", Çiljeta tha se nuk dëshiron ta zgjasë më këtë temë. “Nuk dua të flas më”, -u shpreh ajo.