Çiljeta përveçse një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri, është njëherësh edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Me bindjet e djathta të Çiljetës dhe vlerësimin e madh që ajo ka për kryetarin e Partisë Demokratike z. Sali Berisha, jemi njohur që herët.
Prej vitesh Çiljeta nuk humb rast pa shprehur ‘dashurinë’ e saj për PD-në dhe shpesh e kemi parë në aktivitete të rëndësishme të kësaj partie.
Si gjithmonë edhe në këto zgjedhje ajo votoi partinë e zemrës, por kësaj here e shoqëruar nga djali i saj i vogël, Fernando.
Siç duket, Çili ka vendosur ta rrisë të birin si një demokrat të devotshëm.
“Ju prezantoj me anëtarin më të ri të FRPD-së, Fernandon, që sot votoi me mamin e vet për herë të parë nr. 44 Sali Berisha. Happy! Më këmbë të mbarë boboku im i vogël”, ka shkruar këngëtarja bukuroshe në profilin e saj të “Facebook”.





