Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan shpesh herë çaste të jetës së saj të përditshme.
Së fundmi në një postim në Instagram, Çiljeta ka bërë një dedikim shumë të ndjerë për dy njerëz shumë të afërt për të, djemtë e xhaxhait, të cilët kanë zëvendësuar vëllain e madh tek këngëtarja duke qënë një fëmijë i vetëm.
"Zoti nuk me bekoi në këtë jetë të kisha një moter apo nje vëlla por gjithsesi ndihem e bekuar që kam dy djem xhaxhai që gjithmonë kanë bërë rolin e vëllait të madh në jetën time duke më mbrojtur si më të voglën femër të familjes Xhilaga. Jam me fat që ju kam Tani vendin tim e ka zënë Fernando i bekuar nga dy kushurirat në vend te motrave", shkruan Çiljeta.





