Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga janë prej shumë vitesh në një lidhje. Por çifti ka vendosur që ta mbajë jetën e tyre private larg syrit të medias edhe pse janë fotografuar shpeshherë së bashku në publik.

Por për herë të parë ata kanë vendosur ta bëjnë lidhjen e tyre zyrtare në rrjetet sociale. Ishte këngëtarja që publikoi një foto me portierin e Partizanit në Instagram, ndërsa postimin e shoqëroi me dy emoji zemre.