Ish-deputeti Ndriçim Babasi tashmë kryetar i PD-së për njësinë 5, po procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia e Tiranës ka nisur hetimet për pas protestës së Partisë Demokratike të 8 dhjetorit.
Mbi Babasin rëndojnë dy akuza ajo e “Goditjes për shkak detyrës” dhe “Thirrjeve publike për veprime të dhunshme”. Babasi po procedohet së bashku me disa protestues të tjerë për shkak se mësohet se ka qëlluar edhe personalisht me vezë, domate, tymues e sende të tjera të forta efektivët e policisë.
Po me këto sende të forta, policia thotë se Babasi ka qëlluar edhe në drejtim të agjentëve civil të vëzhgimit, të cilët filmonin lëvizjet dhe veprimet e dhunshme të protestuesve.





