Në fund të fjalimit që mbajti për gati dy orë dje në Jalë, Edi Rama falënderoi publikisht deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetajn. Vëmëndjen kryesore e mori një lapsus i kryeministrit, që në vend të thoshte Kejdi, tha Klejdi.
“Falënderoj sidomos Klejdin, Kejdin më fal. Për durimin heroik që pati të rrijë përballë meje deri tani me shumë politesë”, u shpreh Rama, që në dukje bëri një gjest mirësjelljeje.
Realisht, fjalimi i Edi Ramës për reformat dhe Shqipërinë që ndryshon duhet të ketë qenë i vështirë për Kejdi Mehmetajn. Jo thjesht për çarjen e koalicionit, por për shkak të rrethanave, që e prekin direkt atë, shkruan “Lapsi.al”.
Që pasi Edi Rama “mori timonin”, ndaj njerëzve të LSI ka nisur një fushatë spastrimi nga administrata. Një nga njerëzit e prekur nga revanshi i socialistëve ka qenë edhe babai i deputetes së LSI-së, që deri pak kohë më parë punonte në hipotekë.
Jo më kot, Edi Rama e quajti heroik qëndrimin e Kejdi Mehmetajt. Pas asaj që i ka ndodhur, tani detyrohet të dëgjojë edhe fjalimet e Edi Ramës për reformat. /Lapsi.al/





