TIRANE- Entela Cipa përfaqësuese e Entit Rregullator të Energjisë ka kërkuar sot që kompania CEZ t’i dorëzojë administratorit të përgjithshëm të operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë, Sahit Dollapi të gjitha dokumentat.
“CEZ Albania është në varësi të CEZ-it në Pragë. ERE i hoqi licencat CEZ pasi nuk plotësoi kushtet”, tha ajo, ndërsa vijoi se, “Borxhet që kanë institucionet do i shlyhen CEZ-it”
Po sipas saj, ‘Borxhet që kompanitë i kanë njëra-tjetrës do rakordohen”.