Cirku Kombëtar në bashkëpunim me bashkinë Durrës dhe Teatrin “Aleksandër Moisiu” do të organizojnë nesër në mbrëmje në sheshin “Liria”, “Cirku në qytetin tënd”.

Shfaqja me akrobatët e talentuar do të nis në orën 20:30, dhe do të ketë plot numra argëtues jo vetëm për fëmijët por edhe për të rritur. Ndërkohë, pjesëmarrja do të jetë e lirë.