Kur cirku vjen në qytet, më të gëzuarit janë fëmijët. Edhe këtë herë nuk kishte si ndodhte ndryshe.
Me qindra vogëlushë durrsakë ndoqën mbrëmë live performancat e trupës së Cirkut Kombëtar, duke i shoqëruar shpeshherë numrat me duartrokitje, por edhe duke iu bashkuar në skenë akrobatëve.
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2023/07/c5-1024x576.jpg)
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2023/07/Kronika.00_03_16_25.Still1778-3-1024x576.jpg)
E sigurt ishte që të gjithë mezi kishin pritur të ndiqnin shfaqjen.
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2023/07/c1-1024x576.jpg)
Trupa e Cirkut Kombëtar ka ndërmarrë një tur shfaqjesh, kryesisht në qytetet bregdetare për shkak të sezonit turistik rrëfen akrobatja e njohur Klaudia Duro. Për të, edhe pas 18 vitesh në skenë, puna në Cirkun Kombëtar vijon me të njëjtin pasion si ditën e parë.
Për shkak të vështirësive teknike në ambiente të hapura trupa e Cirkut nuk mund të performonte gjithë repertorin e saj, por kjo nuk ia zbehu magjinë mbrëmjes që shijuan vogëlushët e Durrësit.
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2023/07/Kronika.00_03_16_25.Still1777-1024x576.jpg)
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2023/07/Kronika.00_03_16_25.Still1779-1024x576.jpg)
Kjo është e disata herë që trupa e Cirkut Kombëtar vjen të performojë në Durrës në 2 vitet e fundit, por shfaqja e së mërkurës ishte përshtatur për ambiente të hapura, me numra akrobacie në tokë e jo në ajër.
M.B.