Manchester City barazoi 1-1 me Liverpool në stadiumin “Etihad” në takimin e javës së 13 të Premier League.

Erling Haaland realizoi në minutën e 27’ golin e parë për Citysens.

Për norvegjezin kjo është rrjeta e 50 në kampionatin anglez,  duke u bërë lojtari më i shpejtë që e arrin këtë performancë në 48 takime.

Skuadra e Pep Guardiolës kishte shansin që të merrte fitoren e 24, nga 24 takime në shtëpi në të gjitha kompeticionet, por u befasuan nga goli i Alexander-Arnold 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

City nuk kishte humbur apo barazuar një ndeshje në stadiumin “Etihad” që nga dita e vitit të ri në vitin 2022.

Të kuqtë u hoqën mundësinë që të thyenin rekordin e vendosur nga Sunderland në vitin 1892 për fitore të arritura në shtëpi.

Diferenca mes të dyja skuadrave në renditje vazhdon që të jetë 1 pikë, me “të kuqtë” që ndjekin City, që ka grumbulluar 29 pikë.

Në fund të sfidës pati tension pasi sulmuesi i Liverpool David Nunez u përplas me trajnerin e “qytetarëve” Guardiola. U desh ndërhyrja e teknikut të të kuqve Jurgen Klop që konfrontimi të shuhej.