Shijoni pushimet në zemër të një prej qyteteve më të vjetra në Gadishullin Ballkanik, duke qëndruar në apartament modern, të sapo rinovuar me kushte luksoze në qendrën e Durrësit!

City Center Rooms Durrës mirëpret mysafirët në këtë apartament krejt të ri (të sapo rikonstruktuar në qershor 2024), i vendosur në qendër të qytetit historik.

Apartament me 5 dhoma gjumi, 18 pushues, 12 krevate dhe 5 banja

Apartamenti është i organizuar si një ambient i hapur i përbërë nga një dhomë ndenjeje e përbashkët, 5 dhoma gjumi secila e pajisur me banja të veçanta me të gjitha kushtet, dhe njëra prej dhomave e pajisur me kuzhinë të kompletuar. Apartamenti mund të merret me qira si një njësi e tërë nga një familje ose grup (deri në 18 persona) ose thjesht si dhoma gjumi teke që ndajnë një hapësirë ​​të përbashkët. Çdo dhomë gjumi ka një king bed ose ose queen bed, duke përfshirë garderobën dhe tualetin me cilësi të lartë për rehatinë e të gjithë pushuesve. Apartamenti përmban gjashtë televizorë, Netflix, me të gjitha aplikacionet e përbashkëta argëtuese të disponueshme.

Për komoditetin e mysafirëve, apartamenti ka internet me shpejtësi të lartë (300mbps, Wi-Fi6), 6 njësi AC në të gjithë apartamentet, një makinë larëse dhe tharëse, si dhe parkim falas në rrugë.

Lokacioni ideal

Ndodhet më pak se 10 minuta në këmbë nga terminali kryesor i autobusëve, teksa pushuesit kanë mundësinë të arrijnë në plazhet publike dhe private brenda 1-4 km largësi, duke ecur ose thjesht duke marrë një taksi nga apartamenti.

Bulevardi “Dyrrah” është arteria kryesore historike e qytetit si dhe rruga kryesore tregtare, ku ndodhet apartamenti dhe ofron shumë mundësi për të darkuar dhe argëtuar të gjithë familjen në mbrëmje.

Në katin përdhe të pallatit ndodhet edhe një Supermarket Italian (Conad), një farmaci lokale, një park i gjelbër, dy qendra tregtare, disa butikë të vegjël dhe pak banka janë të gjitha brenda 3 minutash në këmbë.

Çmim ekonomik

Do të nxitojnë të gjithë të rezervojnë të parët, kur të mësojnë se ky apartament pushimi i arreduar me të gjitha kushtet luksoze, ofron çmimet më ekonomike duke nisur nga 60 euro/ nata për dhoma me tre pushues.

“City Center Rooms Durrës” është i disponueshëm për të mirëpritur dhe ndihmuar personalisht pushuesit për çdo pyetje, shqetësim ose rekomandim gjatë gjithë qëndrimit në Durrës.

Për të gjithë të interesuarit që mezi po presin që të shijojnë qytetin bregdetar të Durrësit gjatë gjithë vitit, mund të vizitoni linkun:

https://www.airbnb.com/rooms/1180548746467048960?viralityEntryPoint=1&s=76