Humbje e rëndë e Realit të Madridit me Manchester Cityn në Champions Cup. Kampionë e Spanjës pësuan katër gola në “Memorial Coliseum” të Los Angelesit, aty ku skuadra e Pep Guardiolës shpërtheu në pjesën e dytë, ndërsa finalizimi i Arnaiz Oscar në limitet e kohës së rregullt thjesht vlejti për statistikë. Pas një pjesë të parë që përfundoi më rrjeta të paprekura Manchester City hapi serinë e golave në të 52-ën me Otamendin, ndërsa 7 minuta më vonë Sterling i shërbyer nga De Bruyne realizoi të dytin. Pas minutës së 60-te Zidane i zëvendësoi të gjithë futbollistët që e nisën titullar me elementë të rinj, duke i dhënë mundësi Cityt të shënonte edhe dy gola të tjerë me Stones dhe Diaz. Pak sekonda para se të mbyllej koha e rregullt Los Blancos realizuan golin e nderit me Arnaiz Oscar.
Ndërkohë Barcelona, kundërshtarja e radhës e Realit në El Clasicon e 3 gushtit, triufmoi 1-0 me Manchester United në “Fedex Field” të Landoverit. Goli që u dha tri pikë blaugranave u shënua nga Neymar në minutën e 3-1, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit. Edhe një herë ylli brazilian rezultoi vendimtar për skuadrën e Ernesto Valverdes, në kulmin e zërave për transferimin e mundshëm të tij te Psg.Skuadra franceze ndërkohë u mposht 3-2 nga Juventusi, falë një dygolëshi në Marchisios në fundin e sfidës. Pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal të kampioëve të Italisë, pas një kombini mes Dybalas dhe Higuainit, me këtë të fundit që e dërgoi topin në rrjetë.Parisi barazoi në të 53-ën me Guedes, por vetëm 9 minuta më vonë bardhezinjtë rikthyen avantazhin në 2-1 me golin e Marchisios. Pastore i coi shifrat në 2-2 në të 80-ën, për të ardhur më pas te 11-metërshi i shndërruar në gol nga Marchisio pak para përfundimit të këtij takimi.