Adoleshenti Marsel Qeleshi u bë i njohur pasi qëlloi me gurë autobusin e kombëtares serbe. I riu goditi me gurë në momentin që autobusi i kombëtares serbe po kalonte në Tiranë në Rrugën e Durrësit. Ndaj tij, policia mori masën e shoqërimit, ndërsa vetë Marseli e cilësoi aktin si hakmarrje për atë që ndodhi në Beograd në tetor të vitit 2014.
Ai shkruan se çështjen e hapur nga policia, e ka mbyllur falë ndihmës së deputetit Tom Doshi. “Falënderoj Tom Doshin që më mbylli dosjen se për politikanët e tjerë ja u kom q.. r.. Z. Toma të ruajt Zoti madh dhe qofsh politikani më i bekuar nga Zoti për gjithçka që ti ke bërë, jo veç për mua por edhe për ata që kanë nevojë për ndihmën tënde. Zoti qoftë me ty kudo që të jesh miku im”, shkruan në Facebook adoleshenti.