Claudio Ranieri ndihet i tradhtuar. Ish-trajneri i skuadrës së Leicesterit, ka vendosur të thyhej heshtejn, që pas shkarkimit të tij nga stoli i “Dhelprave”. Të gjithë ishin dëshmitarë, të suksesit që arriti Italiani në Angli, ku fitoi titullin kampion në Premier League, për të parën herë në historinë e Leicesterit, por rezultatet jo pozitive në sezonin aktual bënë që tekniku të shkarkohej. Ranieri shprehet se meritonte pak më shumë respekt, pas asaj që kishte realizuar.“I dhurova botës së futbollit një përrallë të vërtetë. Arrita ta bëja të pamundurën të mundur.
Personalisht iu përshkutova maksimalisht skuadrës dhe në momente të vështira, ti pret që te përfitosh një lloj bonusi, një gjë e tillë nuk më ndodhi.”Më tej tekniku 65-vjecar shprehet se nuk ishin futbollistët ata që ndikuan në largimin e tij, por drejtuesit e klubit. Gjithashtu, ai pohon se i kanë ardhur oferta në nivele klubesh dhe kombëtaresh.“Nuk e di se kush më kthehu shpatullat pasi nuk më pëlqen të kthej kokën pas, por mund të them që skuadra kishte probleme dhe sezonin e kaluar. Gjatë kohës kur paraardhësi im Pearson drejtonte Leicesterin, u largua pas 6 humbjesh rradhazi, ndërkohë që unë pas 5 të tillave edhe pse kisha fituar një titull kampion dhe isha pranë kualifikimit për fazën e 1/4 në Champions League, pavarësisht kësaj, vendimi për të më shkarkuar ishte marr. Nuk besoj se ishin futbollistët ata që ndikuan në këtë vendim, por drejtuesit e klubit, pasi janë ata që vendosin fatet e skuadrës. Kam pasur shumë oferta dhe jam duke vlerësuar secilën prej tyre.”