30 dhjetor 2014 – Clinton dhe Obama rezultojnë si më të admiruarit në botë. Në një listë të publikuar nga Gallup, bëjnë pjesë personalitete të rëndësishme, por duket se këto dy emra kanë lënë një shije të mirë tek të gjithë qytetarët të cilët kanë votuar.
Hillary Clinton është femra më e admiruar në botë, ndërsa presidenti Barack Obama kryeson listën e meshkujve.
Gallup ka publikuar rezultatet për femrën dhe mashkullin më të admiruar të vitit. Pjesë e kësaj liste janë edhe Angelina Jolie, Sarah Pelin, Laura Bush, etj.





