WASHINGTON– Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e sëmurë që prej 10 ditësh, nuk mund të kryejë para mesit të muajit janar rrugë të gjata me avion në katër anët e planetit, njoftoi dje zëdhënësi i tij.
"Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të sekretares së shtetit, mjekët e kanë këshilluar të mos udhëtojë me avion në javët e ardhshme. Ne nuk kemi parashikuar asnjë udhëtim deri në mes të muajit janar'', shkruan këshilltari i saj, Philippe Reines, në një letër dërguar gazetarëve.
Ajo udhëton të paktën dy herë në muaj për udhëtime në katër anët e planetit. Me më shumë se 1,5 milionë kilometra rrugë dhe 112 vende të vizituara, ajo mban rekordin absolut të të gjitha sekretareve amerikane të Shtetit.