27 maj 2015 – Lajm i mirë për durrsakët që do të bllokoheshin mbrëmjen e sotme si pasojë e darkës së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas programit, kreu i qeverisë serbe do të pritej në ish-bllokun e udhëheqësve sonte në darkën zyrtare, por që u anulua. Për arsye që ende nuk dihen, Vuçiç do të darkojë në Tiranë. Për rrjedhojë, policia tha se, rrugët e Durrësit do të jenë të lirshme, pa asnjë lloj bllokimi, siç u lajmërua një ditë më parë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





