Itali, 8 shtator 2014 –  George Clooney ka qënë në fokusin e mediave, ndërsa publikisht ka pranuar se është shumë i dashuruar dhe se për një periudhë të shkurtër kohore, do të martohet në Itali. Kjo ka qënë një surprizë e vërtetë, pasi ai këtë deklaratë e ka dhënë para shumë të ftuarve, ku ka qënë i pranishëm gjatë një darke gala. 

Zërat e fundit rreth lidhjes së tij përforcohen edhe më shumë pas pranimit të faktit se ai më në fund ka gjetur dashurinë e jetës së tij. Aktori ka dhënë lajmin e martesës së tij gjatë një darke gala në Pallatin Vecchio në Firence, një iniciativë bamirësie e “Celebrity Fight Night”. 

“Do të martohem në Itali pas pak javësh. Dua t’i them Amalit që e dua pafundësisht dhe mezi pres që të bëhem bashkëshorti yt. Jam shumë i lumtur dhe i dashuruar me Amal. Ende nuk e kemi vendosur vendin, por ndoshta në Venecia”, është shprehur ai. 

53-vjeçari në këtë mbrëmje bamirësie ka folur për mbledhjen e fondeve në favor të Qendrës së Parkinsonit “Muhammad Ali”, që është i përfshirë edhe Fondacioni i Andrea Bocellit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/