ROME– George Clooney duket i papërmbajtshëm në revistën Max, kur flet mbi politikën, homoseksualistetin, fëmijët, martesën dhe … lifting në testikuj. Për kopertinën e Max, Cloney ka pozuar në stilin e Cary Grant e Clark Gable.
Pyetjes nëse do të merret me politikë ai i përgjigjet: "Nuk mund të jem kurrë një politikan, pasi kam shkuar me shumë gra dhe kam përdorur shumë lëndë narkotike.
Por lajmi bombë i revistës është deklarata e tij për lifting në testikuj.
"Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje tek sytë, por kam shpenzuar shumë para për të tërhequr lëkurën në testikuj. Pikërisht në këtë vend nuk më pëlqejnë rrudhat”,- thotë ai.
Më pas Clooney bën edhe ekspertin kur deklaron: "Është një teknikë e re dhe në Hollywood e bëjnë të gjithë. Quhet Ball ironing".